“Kam pasur presione”, avokati i naftëtarëve tregon gjyqet: Pse nuk janë bashkëpronarë

schedule20:44 - 25 Maj, 2021

schedule 20:44 - 25 Maj, 2021

Emisioni VETTING

Avokati Bashkim Merkaj, përfaqësues i naftëtarëve prej qershorit të vitit 2017, ka arritur të fitojë tre gjyqe të mbajtura në Gjykatën e Tiranës.

Dy të parët, përkatësisht në shtator dhe tetor të vitit 2017 e të tretin në qershor të vitit që pasoi. Vendimet nr.7310; 8351 dhe 5785 shpallin ndaj shoqërisë “ARMO” detyrimin për t’u paguar 505 paditësve naftëtarë 13 nga 24 paga të prapambetura. Ndërkohë që janë më shumë se 300 naftëtarë të tjerë që ende janë në proces gjyqësor.

Ndonëse punonjësit në listën e gjatë të detyrimeve shoqërisë A.R.M.O rezultojnë kreditorët e parë, duke u pasuar nga autoritet fiskale, prioritet në shlyerjen e borxheve edhe përmes aseteve të saj, u është dhënë palëve të treta, ku bankave iu është dhënë prioritet.

………………

Ky investigim është prodhuar në kuadër të suportit financiar të dhënë nga projekti Investigative Network Albania (INA), një iniciativë e përbashkët e Albania Quality Journalism, Albanian Media Institute / Instituti Shqiptar i Medias dhe Qendra Fol, mbështetur nga U.S. Embassy-Tirana, e cila ka për qëllim rritjen e kapaciteteve të gazetarisë hulumtuese në nivel lokal dhe kombëtar.

/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!