“Kam pasur fatin të jem nxënës i Pjetër Gacit dhe Ibrahim Madhit”, rrëfehet Lorenc Radovani: Jam krenar për Shkodrën

schedule10:36 - 23 Tetor, 2024

schedule 10:36 - 23 Tetor, 2024

Violinisti dhe koncert maester, Lorenc Radovani është i ftuari i radhës në emisionin “Pas Mesnate”. Ai ka rrëfyer gjithçka nga filimet në muzikë dhe deri sukseset e arritura.

Lorenci ka theksuar se ka pasur fatin që të jetën në fillim nxënës i të madhit Pjetër Gaci dhe më pas student i Ibrahim Madhit.

“Unë pata fati të jem nxënës i Pjetër Gacit. Ai ishte emër shumë i madh dhe takimet e mia me të, ishin shumë mbresëlënëse. Vetëm emri i tij më bëri që të afrohem shumë me botën e artit, me botë e muzikës, që të jem shumë i denjë për të qenë rreth ambientit ku ai jetonte, ku ai kontribonte, pastaj studimet e larta dhe isha shumë me fat, sepse pata fatin të jem një ndër nxënësit e një emri të madh si Ibrahim Madhi. Unë nuk lë kurrë pa përmendur emrat e mëdhenj”.

Artisti u ndal dhe te qyteti i tij i lindjes, Shkodra, duke thënë se kënaqësinë që ia jep ky vend, nuk e merr askund tjetër.

“Tani pas kaq vitesh, në këtë stad të jetës që jam unë… sigurisht që në Tiranë kam jetuar 2/3 e jetës sime, por ajo 1/3 e Shkodrës, duket se fillon zmadhohet e peshon. Kam shumë miq e shokë në Tiranë, njerëz pune, të interesave, të marrëdhënieve, por sigurisht që kënaqësinë që ma jep qyteti i lindjes është shumë e madhe. Unë jam krenar për atë qytetet dhe dua gjithmonë t’ia shoh të mirën”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!