Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Kam luajtur në klube gjigante, por Feneri është gjë tjetër”, prezantohet Ozil

schedule14:59 - 27 Janar, 2021

schedule 14:59 - 27 Janar, 2021

Mesut Ozil këtë janar mbylli kontratën me Arsenalin dhe arriti marrëveshjen me Fenerbahce, ku ka firmosur kontratë për tre sezone e gjysmë.

Sot ishte dita e madhe e prezantimit të fantazistit, teksa përveç “adeteve” të zakonshme mesfushori tha edhe fjalët e para si lojtar i Fenerbahce.



“Kam luajtur në klube shumë të mëdha, por Fenerbahce është gjë tjetër për mua. Me të vërtetë e vlerësoj klubin dhe shpresoj se do të jetë gjithçka mirë. Kur shihja Fenerbahce më pëlqeu Jay-Jay Okocha për stilin e tij të lojës.

Në ekipin aktual mezi pres të luaj me Dimitris Pelkas, pasi ne luajmë në të njëjtën pozitë dhe ai është një lojtar shumë i talentuar”, u shpreh Ozil. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!