“Kam hetuar vepra të ndryshme penale”, Marku: Mungojnë hallkat e sistemit

schedule10:02 - 13 Nëntor, 2019

schedule 10:02 - 13 Nëntor, 2019

Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku ka dalë para Këshillit të Lartë të Prokurorisë për t’u intervistuar nga Këshilli që nesër pritet të bëjë edhe vlerësimin dhe renditjen përfundimtare të tre kandidatëve për PP.

Ka qenë një periudhë jo e lehtë, pasi i gjithë sistemi ishte në reformim të thellë. Edhe sot mungon Inspektori i Lartë i Drejtësisë. Ka qenë një terren aspak i lehtë për të punuar. Mungojnë disa nga hallkat e sistemit. Kam reaguar sa herë ka pasur informacion si rastet e dekriminalizimit, kam zgjedhur të kem rol aktiv edhe për shkak të kompetencave të kufizuara jam përballur me vështirësi. Por tashmë roli i prokurorit ka ndryshuar, tani ka një rol simbolik. Nëse do rikhehesha pas nuk do të kisha bërë asgjë më shumë për shkak të komptencave të kufiazuara dhe dua të theksoj se Prokurori ka qënë i vetmi institucion që ka funksionuar me kohë të plotë”, tha Marku.

“Vizioni im është për rritjen e aksesit të publikut, sistemi në reformin ka qënë një terren shumë i vështirë dhe misioni im nëse do të zgjidhesha për një mandat do ishte në mbrojtje të interesave të shtetit dhe shtetasit shqiptar”, u shpreh Marku.

Një ditë më parë Këshilli miratoi metodologjinë që do të përdorin anëtarët për të pikëzuar kandidatët./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!