TIRANË– Kandidati për kreun e SPAK, Adnan Xholi, duke prezantuar platfortmën e tij para KLP, u shpreh se në 27 vjet eksperiencë pune ka hetuar çështje dhe persona të ndryshëm, ku shumica e rasteve janë dënuar me vendim të formës së prerë.
Ai theksoi e ka hetuar krime të vitit 1997, ndërsa ka konfiskuar pasuritë e bandave të Durrësit dhe Lushnjës.
Sipas tij, vlera e konfiskimeve arrin në miliona euro. Ai përmendi dhe hetimet e korrupsionit në zgjedhje, ku solli në vëmendjen hetimet për Fredi Belerin, i cili u arrestua dhe u dënua me formë të prerë.
“Kam hetuar krime të vitit 1997. Janë konfiskuar pasuritë e bandës së Durrësit, Lushnjës por dhe të gjithë grupeve që ishin subjekt i ligjit të antimafias. Vlera e konfiskimeve kap vlerën e miliona eurove. Në një prej rasteve është konfiskuar shuma prej 2.6 milionë euro. Hetova Belerin për korrupsion në zgjedhje”, tha Xholi./abcnews.al

