Këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu ka folur për ditët e tij në karantinë.
Ai ka thënë se për shkak të izolimit ka mbajtur një regjim të mirë dietik. Fejzullahu tregon se se i mungon puna, publiku, miqtë por është i lumtur për kohën që po kalon pranë familjes së tij.
Gjithashtu ai shprehet se karantinimi e ka ndihmuar të heqë dorë nga alkooli dhe se ndihet shumë mirë e më i shëndetshëm.
“Kam hequr dorë nga alkooli, nuk kam pirë asnjë gotë verë këto ditë”.