“Kam fituar çdo trofe përveç Evropianit”, Mbappe premton titullin: Është momenti i duhur

schedule13:05 - 14 Qershor, 2024

schedule 13:05 - 14 Qershor, 2024

Mbetet i vetmi trofe, që nuk ka arritur ta fitojë me Kombëtaren. Pas sigurimit të Kupës së Botës dhe trofeut të Nations League, Kampionati Evropian i futbollit është e vetmja “skenë” në të cilën, Kylian Mbappe nuk ka arritur të shkëlqejë, mirëpo duket se këtë edicion gjithçka do të ndryshojë me “yllin” francez, që pritet të “shpërthejë”, në Gjermani.

Transferimi më i ri i “Galaktikëve” të Real Madrid do të udhëheqë për të parë Francën, në një kompeticion, madhor, si kapiteni i tyre, teknikun, Didier Deschamps, i cili duket se ka marrë vendimin e duhur, për të kurorëzuar “Gjelat”, si “mbretërit” e Evropës, pasi ky vendim i teknikut, duket se ka karikuar jo pak edhe “yllin” e sulmit.

“Botërorin dhe Ligën e Kombeve i kam fituar, tani është momenti i Europianit. Është kompeticioni im i parë si kapiten i Francës, e ndiej shumë”,- është shprehur Mbappe, vetëm tre ditë para sfidës së parë, teksa kujtojmë se “Gjelat” do të nisin aventurën e tyre evropiane, mbrëmjen e së hënës, në përballjen ndaj Austrisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!