“Kam eksploziv”, 35-vjeçari hyn me makinë në Gjykatën e Apelit dhe alarmon autoritetet

schedule10:19 - 13 Gusht, 2022

schedule 10:19 - 13 Gusht, 2022

Një person i panjohur ka hyrë në parkingun e Gjykatës së Apelit në Athinë me makinën e tij.

Ai “u tërbua” dhe pretendoi se me vete kishte eksploziv dhe drogë.

Alarmi është ngritur mëngjesin e së shtunës në Gjykatën e Apelit në Athinë, pasi burri i panjohur hyri me makinën e tij në parkingun, nga hyrja e rrugës Loukareos, shkruan protothema.

Burimet bëjnë me dije se burri rreth 35 vjeç pretendonte se kishte futur në automjet lëndë plasëse dhe lëndë narkotike, por hetimet e para nga TEEM nuk i verifikuan fjalët e tij. Policia po vijon hetimet për të zbardhur motivet e autorit.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!