“Kam dhënë jetën”! AUDIO-Lotët dhe lutja e gjyqtares së Tik Tok-ut: Kujt i shkela në kallo?

schedule19:00 - 7 Qershor, 2021

schedule 19:00 - 7 Qershor, 2021

Nga Ermal Vija

Gjyqtarja e Elbasanit Enkeleda Kapedani nuk i përmbajti dot lotët teksa diskutohej pezullimi i saj nga detyra nga anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Kapedani i kërkoi KLGJ-së që të jepte një vendim të pa ndikuar pasi videot janë shpërndarë më qëllimin e vetëm për të goditur figurën e saj.

Pse isha pikërisht unë e goditura? Kë kam shkelur unë në kallo. Kush ka interes që un mos jem në krye të gjykatës së Elbasanit apo gjyqtare e kësaj gjykate. Rrugën e kujt po pengoj unë? Një situatë e stisur ndaj meje” tha ajo.

Lexo edhe: Pezullimi i Enkeleda Kapedanit, Metani: Gjyqtari duhet të ketë standarde të larta të sjelljes

Enkeleda Kapedani foli pas kërkesës së inspektorit të lartë të drejtësisë Artur Metani sipas të cilit vazhdimi i kësaj magjistrateje në detyrë diskrediton rëndë figurën dhe pozitën e gjyqtarit. Pak minuta para se të merrej vendimi Kapedani dha dorëheqjen nga posti i zëvendës kryetares së gjykatës së Elbasanit. Në fundi kishte një lutje për anëtarët e këshillit.

Lexo edhe: Videot në TikTok, KLGJ pezullon gjyqtaren Enkeleda Kapedani

Mos lejoni që ethet e klikimeve dhe bota e krimit të fitojnë mbi një gjyqtare që ka dhënë jetën, madje ka vendosur punën mbi familjen. Mos lejoni që të sakrifikohem për qëllime të tjera” tha ajo.

Por në fund anëtarët e këshillit të lartë gjyqësor pasi dëgjuan palët vendosën pezullimin e Kapedanit. I kërkuan Inspektorit të Lartë të Drejtësisë të kryejë hetime të mëtejshme për shkeljen disiplinore.

Artur Metani tha se gjyqtarja duhet të shkarkohet pas videove në rrjetin social Tik-Tok për të cilat Kapedani pretendon se nuk janë hedhur nga ajo, por nga persona të tjerë të interesuar për ta dëmtuar. d.b/ Abcnews.al