Romelu Lukaku është një nga investimet më të mira në merkato të Interit në vitet e fundit. Bomberi bleg po merr përdore zikaltrit me golat e tij dhe është kthyer në idhullin e tifozëve.
Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez e njeh prej një kohe të gjatë 27-vjeçarin dhe nuk i kursen elozhet për të në deklaratën e dhënë për France Football.
“Kam një debulesë për Lukakun që kur ishte 19 vjeç. Unë isha trajner i Everton dhe e kisha lojtar. Me mua luajti 24 ndeshjet e para në Premier League. Romelu po rritet e përmirësohet shumë.
Nuk shoh ndonjë sulmues tjetër në Europë që mund të bëjë atë që bën ai, për veten e tij kur ka topin dhe për skuadrën kur nuk e ka atë“, deklaron trajneri i Belgjikës. /abcnews.al