“Kam 46 ditë brenda, më mungon Liverpooli. Na duhen pushime të vërteta”

schedule20:15 - 2 Maj, 2020

schedule 20:15 - 2 Maj, 2020

Qëndrimi në karantinë është i vështirë në aspektin mental. Dejan Lovren po plas, ndodhet prej 46 ditësh brenda në shtëpi dhe ka mall për stërvitjen me shokët e skuadrës. Mbrojtësi i Liverpool flet për Sportske Novosti, duke bërë edhe një kërkesë për pushime në fund të sezonit.

Karantina nuk është e lehtë. Po qëndroj i mbyllur në shtëpi prej 46 ditësh dhe nuk kam shkuar askund. Gjëja më e vështirë për t’u menaxhuar në këtë situatë është presioni psikologjik. Stërvitem sa më shumë të mundem, luaj me djalin në krevat, por stërvitja me skuadrën është tjetër gjë.

Po përpiqem për të qëndruar i motivuar, zgjohem në mëngjes dhe i them vetes: ‘Sot, do të bëj stërvitje’. Të paktën, ia kam dalë të humbas pak peshë, por nuk ka rëndësi të madhe kur nuk arrij dot të stërvitem me skuadrën.

Mendoj se do kemi nevojë për pushime pas fundit të këtij sezoni. Koha e kaluar në shtëpi nuk ka qenë kohë e lirë. Sigurisht që nuk quhen si pushime. Si mund të pushohet në një moment kaq delikat sa ky?”, përfundon kroati i “The Reds”. /abcnews.al