Kam 25 milion lekë borxh: Gruaja pranon “fajin” për laboratorin e drogës në Fier

schedule10:42 - 3 Maj, 2020

schedule 10:42 - 3 Maj, 2020

Nënë e bir, Qamile dhe Anxhelo Kapaj, të cilët u arrestuan pasi kishin kthyer shtëpinë në laborator droge dalën sot para gjykatës së Fierit për tu njohur me masën e sigurisë.

Arrestimi i tyre u bë dy ditë më parë në fshatin Mbrostar, ku policia zbuloi laboratorin e drogës. Sot është dhënë masa e vlerësimit “arrest me burg ” Anxhelo Kapaj dhe arrest shtëpie për nënë e tij Qamilje Kapaj.

Mësohet se Qamile Kapaj e ka pranuar faktin që ka kultivuar detyruar nga kushtet e vështira ekonomike. Ajo ka marrë borxh 25 milion lekë tek të afërmit e saj, ndërsa është shprehur e penduar dhe ka kërkuar falje ndaj organeve të drejtësisë.

Gjithashtu vijon hetimi për dy personat e tjerë, ka pasur një laborator me kanabis. Gazetarja Valbona Davidhi tha për ABC News se 48-vjeçarja ka marrë përsipër të gjithë përgjegjësinë, ndërsa ka deklaruar para Gjykatës se e ka bërë për të shlyer borxhet.

Nënë e bir  u arrestuan pas një aksioni te Policisë Fier të koduar “Laboratori”,  në banesën e tyre ku është gjetur një laborator droge dhe janë sekuestruar 312 fidane kanabis sativa. Qamile dhe biri i saj Anxhelo Kapaj janë arrestuar në banesë ndërkohë që Aleksandër Kapaj 53 vjeç bashkëshorti i Qamiles dhe i ati i Anxhelos ka mundur ti shpëtojë prangave të policisë dhe është shpallur në kërkim nga policia së bashku me një shtetas tjetër nga Kosova. Mësohet se gjyqtar i çështjes është Alfred Ikonomi, Prokuror Genc Mane dhe Avokat Agron Kalemi.

Për Anxhelo Kapaj mbrojtja ka thënë se nuk jetonte në banesën e prindërve, por tek motra e tij. Ai theksoi se shkonte në shtëpi tek prindërit për ritet e Ramazanit në mëngjes dhe mbrëmje.

Lexo edhe: EMRAT/ Zbulohet laboratori i drogës në Fier: Arrestohen nënë e bir, në kërkim babai

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!