Villareal është skuadra që ka eliminuar ekipe të mëdha në Champions League. Në fillim Juventus dhe mbrëmë Bayern Munich, skuadra spanjolle tregoi se yjet që kanë në skuadër nuk të bëjnë të fitosh trofeun, por është dëshira për të arritur deri në fund.
Për ta bërë kalimin edhe më të ëmbël, Villarreali e siguroi kualifikimin në gjysmëfinale në Mynih, sepse ndeshja e djeshme ishte në Bayern.
Mesfushori i klubit spanjoll, Dani Parejo, i cili shënoi golin e fitores në ndeshjen e parë, zbuloi se çfarë e motivoi veçanërisht ekipin e tij:
“Trajneri i Bayernit Nagelsmann tha para ndeshjeve tona se dëshiron të sigurojë një kalim tutje që në ndeshjen e parë. Ai nënçmoi Villarrealin, por edhe futbollin. Ndonjëherë kur pështyn mbi kokë, pështyma të rrjedh në fytyrë”, tha Parejo. /f.a/abcnews.al