Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kalon vettingun Shefja e kabinetit të kryeprokurorit Olsian Çela

schedule09:50 - 14 Tetor, 2020

schedule 09:50 - 14 Tetor, 2020

Shefja e kabinetit të Prokurorit të Përgjithshëm, Pranvera Pustina ka kaluar Vettingun.

Gazetarja Glidona Daci bën të ditur për abcnews.al se Pustina është rikonfimuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Prokurorja ka kaluar me sukses Vettingun pasi  ka dalë e pastër në tre shtyllat e vlerësimit, atë të pasuria, figurën dhe profesionalizmin.

Pranvera Pustina ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2011 dhe fillimisht është emëruar prokurore në Prokurorinë e Krujës.

Në vitin 2015, Pustina u transferua në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ndërsa prej janarit 2020 ajo është komanduar në pozicionin e shefes së kabinetit të Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!