Kalon rrugën e përplaset/ Policia: Ja zonat më të rrezikshme ku qytetarët nuk respektojnë sinjalistikën

schedule15:41 - 3 Prill, 2023

schedule 15:41 - 3 Prill, 2023

Pavarësisht se mbrëmjen e së dielës një këmbësor 67 vjeç ndërroi jetë teksa kalonte rrugën në unazën e re duke i dalë para një makine, edhe ditën e hënë, po në të njëjtin vend shfaqet e njëjta situatë.

Këmbësorë të tjerë shihen të shkelin rregullat e qarkullimit duke u bërë kështu burim aksidenti.  Në pamje duken dy adoleshente të cilat kapërcejnë karrexhatën, nga njëri sens në tjetrin.

Në këtë segment rrugor, më tutje ndodhet edhe vendkalimi i këmbësorëve. Por ajo çfarë vihet re është se shum pak qytetarë kalojnë aty. Pas aksidentit, policia arrestoi shoferin 30 vjeçar nga Durrësi.

Specialist i trafikut në Policinë Rrugore të Tiranës Gerhard Baka sqaroi se faji në këtë rast ishte i këmbësorit.

Tregon zonat më problematike në Tiranë, ku qytetarët nuk respektojnë sinjalistikën rrugore.

Edhe pse Kodi Rrugon parashikon gjobë nga 1 deri në 3 mijë lekë për këmbësorët, Baka shpjegon se kanë kërkuar ndryshim në legjislacion për mënyrën se si mund të vilen gjobat për këmbësorët.

Referuar të dhënave, gjatë vitit të kaluar në Tiranë nga 213 aksidente që të përfshirë ishin mjet me këmbësorë, në 85 raste fajtorë rezultonin këmbësorët.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!