Kaloi nga Durrësi, çfarë ka ndodhur me 400 kg kokainë që u sekuestrua në Kosovë

schedule22:04 - 1 Qershor, 2021

schedule 22:04 - 1 Qershor, 2021

Hetimet në vendngjarje janë mbyllur, ndërsa droga e sekuestruar në Lipjan, e cila kaloi nga Durrësi, brenda disa javësh do të asgjësohet.

Para dy javësh e gjithë vëmendja e opinionit publik ishte në Lipjan.

Qindra kilogramë drogë të llojit kokainë u sekuestruan në magazinën e kësaj kompanie.

Shtatë persona që dyshohet se kanë pasur lidhje me këtë rast janë në paraburgim.

E i vetmi që ka mbetur është një zyrtar i lartë i kompanisë. Pesë ditë kanë zgjatur hetimet nga organet e hetuesisë në Lipjan.

Droga e sekuestruar tani gjendet në hapësirat e dhomave të dëshmive brenda Policisë së Kosovës.

Deri te asgjësimi i saj, sipas njohësve të sigurisë mund të merr kohë deri në dy muaj.

Kjo sasi e sekuestruar llogaritet si një ndër sasitë më të mëdha të kapura ndonjëherë në Kosovë.

Por a ka kapacitete Policia e Kosovës që ta asgjësojë një sasi të tillë dhe ku mund të asgjësohet kjo sasi e drogës?

Për këtë u pyet Prokuroria Speciale e Kosovës se deri ku kanë shkuar hetimet në lidhje me këtë rast.

Mirëpo, nuk i janë përgjigjur interesimit gjatë ditës së martë./ Ekonomiaonline

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!