Kallëzimi ndaj kryebashkiakut të Kavajës, Basha: Sulm politik i orkestruar

schedule11:40 - 16 Prill, 2019

schedule 11:40 - 16 Prill, 2019

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Bsha, reagoi në lidhje me kallëzimin penal ndaj kryetarit të bashkisë së Kavajës, Isa Sakja. Në një postim në rrjetet sociale, kryeopozitari shprehet se kallëzimi ndaj Sakjes është sulm politik i orkestruar nga kryeministri Rama.

Mirëpo sipas Bashës, kjo nuk e ndihmon Ramën sepse shumë shpejt ka për të jhumbr gjithë Shqipërinë.

 “Kallëzimi penal kundër Kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Isa Sakja, është sulm politik kundër kundërshtarit politik, i parathënë nga Edi Rama disa javë më parë. Ky sulm politik është i orkestruar nga një kryeministër hakmarrës, që nuk e pranon dot se qytetarët në Kavajë nuk drejtohen më nga një përdhunues dhe trafikant droge apo grabitës pronash në bregdet.

Kallëzimi politik penal kundër Isa Sakjas vjen nga i njëjti kryeministër i korruptuar dhe i lidhur me krimin që vazhdon të mbrojë Vangjush Dakon, i cili betonizoi Durrësin dhe plazhin e tij, duke u dhënë pasuri publike kriminelëve me të cilët bleu votat. Kallëzimi është urdhëruar nga kryeministri i Qazim Sejdinit, që komandon trafikun e drogës në Elbasan dhe e ka bërë qytetin plaçkë betoni të bandave. Sulmi politik ndaj kryebashkiakut të Kavajës vjen nga i njëjti kryeministër që, bashkë me shërbëtorin e tij, Erion Veliaj, kanë betonizuar Tiranën, duke e shndërruar në lavatriçen më të madhe të pastrimit të parave në Ballkan.

As kallëzimet politike, as gazi lotsjellës, as propaganda nuk e ndihmojnë dot më Edi Ramën. Kryeministri më i korruptuar sot në Europë e ka humbur Kavajën dhe, shumë shpejt, ka për të humbur gjithë Shqipërinë”, shkruan Basha.

Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit kallëzoi penalisht kryetarin e Bashkisë së Kavajës, Isa Sakja të martën. Kryebashkiaku akuzohet për shpërdorim detyre në dhënien e lejeve të ndërtimit për 7 objekte. Kallëzim është çuar edhe për drejtoreshën e Drejtorisë së Kontrollit, Zhvillimit Urbanistik dhe Pronave, Dëshira Qato si dhe Kryeinpektorin e IMT së Bashkisë Kavajë, Dritan Kazazi.

Vetë Sakja, i cili është zgjedhur në drejtimin e Kavajës nga opozita e ka cilësuar kallëzimin si konkretizim të sulmit verbal të ndërmarrë ndaj tij pak javë më parë nga kryeministri Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!