SPAK nis hetimin për kontratën koncesionare të Inceneratorëve

schedule14:04 - 26 Gusht, 2020

schedule 14:04 - 26 Gusht, 2020

SPAK nis hetim për inceneratorët pas kallëzimit të nismës “Thurje”. Hetimet e filluara nga SPAK kanë të bëjnë me shkeljet e barazisë me tenderat.

Siç raporton gazetarja Glidona Daci për Abcnews.al, në krye të këtij hetimi është Prokurori Dritan Prenci.

Mësohet se është kërkuar nga prokuroria disponimi i disa shkresave në disa institucione, si QKB, por është kërkuar edhe një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Nisma “Thurje” në fund të qershorit, ka dorëzuar një kallëzim penal për zyrtarët publik dhe persona të tjerë të përfshirë në konçesionet e inceneratorëve.

LEXO edhe: Nisma “Thurje” kallëzon në SPAK aferën për inceneratorët

Sipas kallëzimit të kësaj nisme, ajo akuzon qeverinë se është kompromentuar në falsifikimin e dokumenteve të pronësisë ku do ndërtohet inceneratori i Fierit.

“Kallëzim penal për zyrtarët publik dhe personave të tjerë të përfshirë në koncesionet e inceneratorëve, të cilët mund të kenë konsumuar disa vepra penale të parashikuara në Kodin Penal të RSH.

Baza ligjore: Neni 280 dhe 283 i K. Penal, neni 186,248, 258 dhe 287 te K. Penal, Ligji nr. 9754, date 14.06.2007, “Për përgjegjësinë penale te personave juridike”, thuhej në padinë e siguruar nga ABC News.

Nisma “Thurje” pretendon se gjithë grupi i inceneratorëve në Shqipëri, nga i Tiranës, tek i Elbasanit dhe i Fierit ka lidhje me Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin të cilët lidhen me kompani të regjistruar jashtë vendit.

Ata akuzojnë zyrtarët e dyshuar si përfshirë në këtë aferë për katër vepra penale:

-Për prishje të garës dhe barazisë në tendera, keqadministrim të pasurisë publike

-Për falsifikim të objektit të truallit të ndërtimit, shpërdorim të buxhetit të shtetit

-Për evazion fiskal dhe pastrim të produkteve të veprës penale

-Për për përfshirje të krimit të organizuar ndërkombëtar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!