Përfaqësuesja e lartë e BE-së Kaja Kallas, ka folur për luftën ruse në Ukrainë.
Ajo është shprehur se mbështetja për Ukrainën dhe presioni ndaj Rusisë është e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund luftës.
Pas përfundimit të takimit të jashtëzakonshëm të Këshillit të Punëve të Jashtme, Kallas tha se ministrat e Jashtëm të BE-së shprehën mbështetjen e tyre për hapat e SHBA-së që synojnë të çojnë në një paqe të drejtë.
“Ne po punojmë për më shumë sanksione kundër Rusisë, më shumë mbështetje ushtarake për Ukrainën dhe më shumë mbështetje për nevojat buxhetore të Ukrainës dhe procesin e pranimit në BE”, ka thënë më tej ajo.
/abcnews.al/

