Sven-Goran Eriksson për shumë vite ka drejtuar kombëtaren e Anglisë, por ka edhe një eksperiencë në Itali në krye të skuadrës së Lazios, Romës dhe Sampdorias.
Tekniku suedez së fundmi ka komentuar emërimin e Jose Mourinho në krye të Romës dhe veçon diçka interesante nga karriera e trajnerit portugez në klub të ndryshme.
Për Stats Perform, Eriksson ka deklaruar: “Jam i befauar nga kalimi i Mourinho në Romë, nuk e prisja një lëvizje të tillë.
Ai do të bëjë mirë dy vitet e para, siç ka ndodhur gjithmonë, në çdo skuadër që ka drejtuar.
Pastaj lindin problemet, nuk e di pse. Por rregulli duket kështu: Viti i parë i shkëlqyer, i dyti i mirë dhe i treti probleme”. /abcnews.al