Ambasada amerikane në Izrael njoftoi sot se kalimi i Rafahut, i cili lidh Egjiptin me Rripin e Gazës, mund të hapet brenda ditës, duke lënë të kuptohet se kjo do të bëhet me qëllim të largimit të shtetasve të huaj nga enklava e rrethuar palestineze.
Në një postim në rrjetet sociale, ambasada amerikane tha se “ka marrë informacion” sipas të cilit kalimi në Rafah do të hapet në orën 10:00 të mëngjesit të sotëm (me orën lokale).
“Nuk e dimë se sa kohë do të mbetet e hapur për largimin e shtetasve të huaj nga Gaza”, shtoi ambasada.