Vedat Muriqin do e shohim te Lazio sezonin e ardhshëm. Igli Tare e ndjek prej kohësh dhe ia ka dalë të gjejë akordin me Fenerbahcen për shumën e 16 milion eurove (+ 2 milion në formë bonusesh).
Bomberi nga Prizreni ka pranuan transferimin te klubi bardhekaltër, aty ku do të zyrtarizohet shumë shpejt. Ai që po vonon transferimin e “gjigantit” dardan është shitja e Felipe Caicedos.
31-vjeçari ka një marrë një ofertë tunduese nga Al-Gharafa dhe ka vendosur të mos i refuzojë milionat nga Katari. Drejtori sportiv i Lazios po merret me shitjen e sulmuesit nga Ekuadori dhe më pas do të arrijë marrëveshjen përfundimtare me Fenerbahcen.
Klubi nga Stambolli po kalon një krizë financiare dhe ka pranuar shitjen e autorit të 17 golave në sezonin e fundit (numëron edhe 7 asiste). /abcnews.al