I ftuar në “Real Story’ të gazetarit Sokol Balla, kreu i Partisë së Lirisë ka komentuar largimin e deputetit Agron Çela, i cili kaloi tek Partia Socialiste.
I pyetur nga gazetari Balla se a ishte e rëndësishme influenca e Çelës në Shkodër, Meta tha se kjo nuk është hera e parë që ka firo nga PL apo ish-LSI një vit më parë.
Ndër të tjera, Meta foli edhe për një përplasje mes të tijëve me Bardh Spahinë lidhur me fitoren e këtij të fundit më 6 mars.
“Ka pasur përkrahje nga Partia e Lirisë, ka pretendime nga pala tjetër se nuk ka pasur, ka pasur edhe disa probleme me kryetarin e ri të Shkodrës, në drejtim me respektimin e kontributeve të tij”,u shpreh Meta ne Real Story.
Pjesë nga biseda:
Balla: Zoti Çela dhe influenca e tij në Shkodër ka qenë e rëndësishme në Shkodër?
Meta: Unë mendoj se PL dhe ish-LSi është mësuar me fenomene të tilla. Në Fier përshembull na iku deputeti dhe i dyti pas deputetit, mori dyfishin LSI në Fier. Kështu që është hapur rruga për dy mandate në Shkodër.