Varianti i ri i koronavirusit i cili transmetohet me shpejtësi, që fillimisht u zbulua në Britani, është gjetur edhe në Kaliforni, tha Guvernatori Gavin Newsom, një ditë pasi u dokumentua në shtetin Kolorado rasti i parë i njohur në Shtetet e Bashkuara.
Mediat bëjnë me dije se Newsom njoftoi rastin e parë të zbuluar në shtetin e tij si varianti B.1.1.7 , i cili u identifikua në Kaliforninë e Jugut. Guvernatori bëri të ditur lajmin gjatë një bashkëbisedimi në internet për pandeminë me ekspertin kryesor të sëmundjeve infektive Dr. Anthony Fauci.
Neësom nuk dha detaje të metejshme, por zoti Fauci tha se “nuk ishte befasuar” duke shtuar se ka gjasa që raste të tjera të variantit të ri të koronavirusit të shfaqen në Kaliforni dhe shtete të tjera.
Rasti i parë në Shtetet e Bashkuara i të ashtuquajturit varianti britanik, për të cilin shkencëtarët besojnë se është më ngjitës se sa të tjerët por jo me simptoma më të rënda, u njoftua nga Guvernatori i Kolorados Jared Polis të martën.
Drejtori i Departamentit të Shendit Publik dhe Mjedisit në Kolorado tha për shtypin se një pjestar tjetër i Gardës Kombëtare mund të jetë infektuar me variantin britanik të virusit, megjithëse rezultati i analizave laboratorike ende nuk kishte dalur.
Varianti i ri i koronavirusit është zbuluar në disa vende evropiane, Kanada, Australi, Indi, Korenë e Jugut dhe Japoni si dhe vende të tjera./abcnews.al