Kalifornia rikthen maskën me detyrim në ambientet publike të mbyllura

schedule11:28 - 14 Dhjetor, 2021

schedule 11:28 - 14 Dhjetor, 2021

Autoritetet e Kalifornisë, SHBA njoftuan sot se do të rivendosin përdorimin e detyrueshëm të maskave në të gjitha hapësirat publike të mbyllura në mënyrë që të frenojnë përhapjen e rasteve të reja të koronavirusit të raportuara në shtet gjatë javëve të fundit.

Ky detyrim, i cili do të hyjë në fuqi nesër, e mërkurë, ka të bëjë me të gjithë, pavarësisht nëse janë vaksinuar apo jo, përcjell abcnews.al.

Los Angeles, San Francisko dhe qarqe të tjera të Kalifornisë e kanë rikthyer këtë detyrim në nivel lokal prej muajsh. Megjithatë, qarqe të tjera, si Orange dhe San Diego, u kufizuan në zbatimin vetëm të rregullave të vendosura nga shteti: përdorni një maskë në disa vende publike, si aeroporte, spitale ose shkolla, por jo në ato komerciale, restorantet apo kinematë.

Sekretari i Shëndetësisë në Kaliforni, Mark Galli e justifikoi vendimin, duke thënë se kishte një rritje të shpejtë të rasteve të reja me koronavirus.

Njoftimi nga autoritetet e Kalifornisë bëhet në të njëjtën ditë me hyrjen në fuqi të një mase të ngjashme në qytetin e Nju Jorkut. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!