Kalifornia pritet të bëhet shteti i parë amerikan që ndalon diskriminimin e kastave

schedule09:00 - 6 Shtator, 2023

schedule 09:00 - 6 Shtator, 2023

Kalifornia mund të bëhet shteti i parë që ndalon diskriminimin me baze kaste pasi ligjvënësit miratuan të martën projektligjin. Ky veprim u jep mbrojtje shtesë njerëzve nga vende si Nepali, India dhe Bangladeshi, të cilët nuk ishin përfshirë në ligjin para-ekzistues kundër diskriminimit.

Tani që është miratuar, projektligji i parë në vend do të duhet të nënshkruhet nga Gavin Neësom, guvernatori i shtetit, përpara se të bëhet ligj.

Vitet e fundit, Kalifornia është kthyer në një vatër sulmesh kundër kastave. Në vitin 2020, rregullatorët shtetërorë paditën kompaninë e teknologjisë Cisco, duke pretenduar se dy menaxherë indianë të kastës së lartë kishin diskriminuar një inxhinier Dalit, me pagë të ulët dhe kushte jo të mira të punës.

Në vitin 2022, Universiteti Shtetëror i Kalifornisë u bë sistemi i parë universitar që shtoi kastën si kategori të mbrojtur në politikën e tij kundër diskriminimit.

/abcnews.al