Disneyland dhe parqe të tjerë e stadiume në shtetin amerikan të Kalifornisë do te hapen muajin e ardhshëm sipas masave kufizuese antiCovid.
Objektet e hapura sportive dhe argëtuese do të lejohen të rihapen me pjesëmarrje të kufizuar nga 1 Prilli, thanë zyrtarët e shëndetësisë të premten.
Sekretari i shëndetësisë i Kalifornisë Mark Ghaly u shpreh se ishte koha e duhur për të rihapur atraksionet e jashtme të shtetit.
Sipas rregullave të reja, rezervimet do të kufizohen vetëm për banorët e zonës lokale. Numri i vizitoreve ne parqe dhe stadiume do të jetë i kufizuar në mes 15% dhe 35% e Kapaciteteve, në varësi të nivelit të secilit qark për kufizime, thanë zyrtarët e shëndetësisë. Kalifornia ka rënie të qëndrueshme të rasteve të koronavirusit që nga mesi i janarit.
Ky shtet ka regjistruar deri më tani më shumë se 53,000 vdekje nga Covid.
SHBA ka regjistruar pothuajse dy herë më shumë viktima 522,610 krahasuar me Brazilin, vendi i dytë më i goditur nga pandemia./abcnews.al