Kalifornia Jugore tronditet nga tërmeti me magnitudë 5.2 ballë, nuk ka të lënduar

schedule12:04 - 7 Gusht, 2024

schedule 12:04 - 7 Gusht, 2024

Los Aanxhelos është goditur nga një tërmet me magnitudë 5.2 ballë të martën mbrëma.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së raportoi se epiqendra e tërmetit goditi rreth 15 milje në jugperëndim të Lamont – dhe afërsisht 25 milje në jug të Bakersfield.

Rreth 100 milje në juglindje të epiqendrës, nuk u vunë re dëmtime të konsiderueshme në infrastrukturë ose lëndime në Los Anxhelos, sipas departamentit të zjarrit të qytetit, i cili dërgoi njerëz nga stacionet e tij të zjarrit për të vëzhguar nëse zona ishte prekur.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së vlerësoi një probabilitet të ulët për viktima ose dëme nga tërmeti.

Rreth 60 tërmete më të vogla me shkallë deri në 4.5 u regjistruan gjatë orëve në vijim, sipas sizmologes së Institutit të Teknologjisë në Kaliforni, Lucy Jones.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!