Kalifornia goditet nga një tërmet me magnitudë 3.7 ballë

schedule22:15 - 10 Janar, 2025

schedule 22:15 - 10 Janar, 2025

Një tërmet me magnitudë 3.7 ballë ka goditur Kaliforninë. Tërmeti është regjistruar në zonën e San Franciskos, me epiqendër tetë kilometra në jugperëndim të urës Golden Gate, shkruan Daily Mail.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS), më shumë se 5000 njerëz raportuan se e ndjenë dridhjen dhe numri është ende në rritje.

Tërmeti pasoi katër minuta pas një tërmeti me magnitudë 2.2 në të njëjtën zonë, sipas USGS. Aktiviteti sizmik ndodhi rreth 560 kilometra nga zona e Los Anxhelosit, ku 10 persona humbën jetën nga zjarret dhe 180,000 njerëz u evakuuan.

Ende nuk është bërë e ditur nëse ka të lënduar apo dëme materiale nga tërmeti. USGS ka regjistruar një tërmet me magnitudë tre ballë dje, ndërsa të martën janë regjistruar tërmete me magnitudë 2.8 dhe 2.6./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!