Një burrë u arrestua pasi kalëronte me kalin e tij në mes të autostradës “Dan Ryan” në Çikago të SHBA-ve, në momentin më kulmor të trafikut.
Adam Hollingsworth, 33 vjeç, u shoqërua nga një grup motoçiklistësh teksa kalëronte në korsi të autostradës, shkruajnë Dailymail.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë me anë të “Facebook Live” ndërsa ishte duke hipur, Hollingsworth tha me këtë veprim donte që të gjithë “ta kuptonin jetën e fëmijëve”.
Udhëtimi i Hollingsworth rezultoi në vonesa të mëdha në autostradë. Ndërsa ai u mor në paraburgim nga Policia e Shtetit të Illinois, teksa kali i tij u mor me një rimorkio. l.k/abcnews.al