“Kalendari problem i madh, futbolli po merr fund. Po shëndeti i lojtarëve?”

schedule17:11 - 21 Janar, 2020

schedule 17:11 - 21 Janar, 2020

Didier Deschamps është shumë i shqetësuar për kalendarin. Trajneri që shpalli Francën kampione bote deklaron për gjermanen Kicker se ky është një problem i madh dhe askush nuk mendon për shëndetin e futbollistëve.

Kalendari është shumë i ngjeshur. Po luhen shumë ndeshje, por nuk kam besim se do të ndryshojë kjo situatë. Nesë vijojmë me këto ritme, futbolli do të shpërthejë. Fazat përgatitore të verës po bëhen gjithnjë e më të shkurtra dhe lojtarët detyrohen të rikthehen para kohe në fushë pas dëmtimeve.

Kjo gjë na dëmton ne trajnerëve, jemi ne ata që i vuajmë pasojat. Edhe koha për të përgatitur kompeticionet e mëdha është shumë e vogël. Mendoj se nuk mendohet shumë për shëndetin e lojtarëve. Ky është një problem i madh i të gjitha vendeve, jo vetëm një ose dy liga“, deklaron Didier Deschamps. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!