Shqipëria e minifutbollit do të marrë pjesë në finalet e Kampionatit Botëror “Socca World Cup Oman 2024”. Një event shumë i rëndësishëm, teksa kuqezinjtë do të nisin rrugëtimin nesër ndaj Australisë në orën 08:00.
Kombëtarja e minifutbollit do të luajë takimin e dytë të grupit të dielën në mbrëmje në orën 20:00 ndaj Perusë. Në ndeshjen e tretë, Shqipëria do të përballet me Letoninë, në orën 13:00, në datën 3 dhjetor.
Takimi i fundit i grupit F është programuar të luhet më 5 dhjetor, në orën 12:00. Kuqezinjtë do të përballen me Meksikën.
Në rast se Shqipëria do të renditet në dy vendet e para të grupit, do të kualifikohet më tej në raundin e 1/16-ave. /FSHF