Leipzig nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 në ndeshjen e djeshme shtëpiake kundër Hertha Berlin dhe Julian Nagelsmann nuk kursen askënd në prononcimin e tij. Kalendari i ngjeshur e ka acaruar, sidomos fakti që miqtë kishin dy ditë më shumë në dispozicion për të përgatitur këtë ndeshje.
“Ishte e vështirë për ne të futeshim në lojë. Kjo është normale, duke parë që provuam një javë angleze pas shumë kohësh. Për Herthan nuk ishte kështu, pasi ata kishin katër ditë kohë në dispozicion.
Nuk i kuptoj si janë vendosur kështu datat e ndeshjeve. Ata luajnë të premten, ne luajtëm të dielën dhe luajmë së bashku të mërkurën. U prekëm përsëri nga një kalendar m***. E përmendëm diçka të tillë në mbledhjen e Ligës, por askujt nuk i plasi.
Skuadra? Jam i pakënaqur, është faji jonë. Duhet të përmirësohemi, nuk mund të nisemi gjithmonë në disavantazh. Në minutat e para mbroheshim sikur të ishim një skuadër fëmijësh. Jemi shumë të irrituar“, përfundon Nagelsmann. /abcnews.al