Kalemaj: Biden firmosi më shumë urdhra ekzekutiv se paraadhësit, njohës i mirë i Kosovës

schedule12:15 - 21 Janar, 2021

schedule 12:15 - 21 Janar, 2021

Politologu Ilir Kalemaj i ftuar në studion e ABC ka komentuar ceremoninë e inagurimit të presidentit të ri të SHBA  një ditë më parë.

Kalemaj në një intervistë me gazetaren Juli Xhokaxhi është shprehur se Biden sapo ka ardhur në detyrë ka ekzekutuar 15 urdhra duke e bërë që të cilësohet si personazhi më aktiv në politikën amerikane sapo ka marrë postin.

Ka firmosur 15 urdhra ekzekutive, dyfishin e urdhrave ekzekutiv e bëjnë atë një ndër presidentët më aktivë.  Përzgjedhjet e tjera që Biden ka bërë për stafin e tij janë dhe figura që kanë dhe simpatinë e republikanëve. Harris ishte një risi që në fillim jo vetëm tashmë që është dhe zv presidentja e parë në SHBA. Biden është dhe presidenti më i vjetër për herë të parë ai ka kandidaturat në ’87”, ka thënë ai.

Ndër të tjera Kalemaj e ka cilësuar presidentin Biden si një mundësi e mirë e normalizimit të marrëdhënieve të Kosovës, duke veçuar faktin se ai ka 46 vite punë në senatin amerikan dhe një personazh që e ka njohur nga afër çështjen dhe politikën kosovare.

“President më mirë që e njeh Kosovën ne nuk mund të gjenim, ai ka 46 vite në Senat dhe shumë vite ka qenë dhe në pozicionin kryesor të marrëdhënieve me jashtë. Është lajm i mirë që ai është në atë pozicion pasi është një ndër personat që i njeh shumë mirë shqiptarët dhe çështjen e Kosovës. Por patjetër që duhet të jemi dhe modest.

Trump vjen nga bota e showbiz ai ka 40 vite në biznes dhe çështje diskutimi është pasuria e tij, por ajo që nuk ka dyshim ai fitoi një markë ndërkombëtare Donald Trump dhe ishte i njohur para se të futej në politikë. Ai ka qenë mbështetës i demokratëve dhe i republikanëve. Me futjen e tij në politike arriti të fitojë zgjedhjet dhe munde Hilari Clinton që kishte një dinasti politike, duke u bërë i dyti kandidat në SHBA që ka siguruar dhe numrin më ë madh të votave. Republikanët flasin nëse do të ketë “trampizëm”, pas largimit të Trump.

A do të kandidojë pas katër vitesh Trump, a do të ketë mundësi ai dhe ajo që është e etiketuar deri më tani është Ivanka dhe djemtë mbase. Gjasat që senati ka për rrëzimin e Trump, kjo ka të bëjë me qëndrimin e presidentit të ri i cili deri më tani nuk ka dhënë asnjë sinjal se do të merret me këtë çështje. Pence do të jetë një figurë e rëndësishme në 2024 ai ka qenë besnikë në autoritettin e presidentit.dhe mund të jetë një kandidat potencial për republikanët”, është shprehur Kalemaj./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!