ABC ka siguruar pamje nga vila luksoze e biznesmenit që ka rënë pre e grabitjes në orët e para të mëngjesit në Nikël të Krujës.
Në video duke godina ndërsa në pjesë e përparme të saj ka pishinë, kalçeto, bilardo dhe parkim automjetesh ku ndodhen të parkuara dy makina.
Në pronësi të familjes Çangu është edhe një bar kafe me të njëjtin emër, e cila ndodhet brenda murit rrethues të banesës.
Të paktën 10 persona dyshohet se janë futur në banesën rreth orës 02:00 pas mesnate duke marrë para, sende dhe bizhuteri me vlerë deri në 100 mijë euro.
Ata kanë lidhur pronarin e banesës Nazmi Çangu dhe i kanë prerë gishtin deri sa ai ka rënë pa ndjenja. Më pas me anë të një kaçavide kanë hapur kasafortën. m.v/Abcnews.al