Shtetasi Alfred Lelaj, 58-vjeç, i shpallur në kërkim dhe i dënuar me burg për falsifikim është ndaluar këtë të diel në pikën kufitare të Kakavijës.
Sipas informacioneve të policisë, Lelaj u kap në flagrancë duke tentuar të hynte në territorin e Shqipërisë.
Ndalimi i këtij shtetasi, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Vlorë, në bashkëpunim me
shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavije.
58-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjthshëm Vlorë e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprat penale “Falsifikimi i dokumeteve” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave apo vizave”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.