Kaka është braziliani i fundit që ka fituar “Topin e Artë”. Ish-ylli i Milanit zhvilloi një sezon mahnitës në vitin 2007 dhe u shpërblye me fitimin e çmimit prestigjioz. 37-vjeçari ka folur për ATP, aty ku shpreh bindjen se “Topi i Artë” do të përfundojë shumë shpejt sërish në duart e një lojtari brazilian.
“Nuk ka dyshime që Neymar është një nga futbollistët më të mirë në botë. Ai ka nevojë vetëm të fitojë tituj kolektivë në këtë sezon dhe të jetë protagonist me ekipin e tij. Nëse PSG ia del të fitojë Champions League, Neymar do të fitojë ‘Topin e Artë’.
E ardhmja ime? Po përgatitem për t’u bërë drejtor sportiv ose menaxher. Këtu e shoh veten në të ardhmen, por jo tani. Më duhet të mësoj ende shumë gjëra. Leonardo? Biseodj shumë me të dhe gjithmonë më jep këshillat e duhura“, përfundon idhulli i popullit milanist. /abcnews.al