Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kaja Kallas: Paketa e 20-të e sanksioneve kundër Rusisë do të miratohet të hënën

schedule18:51 - 20 Shkurt, 2026

schedule 18:51 - 20 Shkurt, 2026

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimi Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas deklaroi se paketa e 20-të e sanksioneve ndaj Rusisë do të miratohet të hënën.

Kajas u shpreh se sanksionet do ta kufizojnë aftësinë e Rusisë për të financuar luftën në Ukrainë.

Sipas saj, bisedimet në Gjenevë me Ukrainën, treguan se Rusia nuk ka hequr dorë nga kërkesat e saj maksimaliste.



“Bisedimet në Gjenevë kanë treguar edhe një herë se Moska nuk po largohet nga kërkesat e saj maksimaliste. Rusia po zvarritet, në vend që të ecë drejt paqes. BE-ja po ecën drejt paketës së njëzetë të sanksioneve. Ne synojmë ta miratojmë këtë paketë të hënën. Sanksionet tona tashmë kanë hyrë në fuqi dhe masat e reja do ta kufizojnë më tej aftësinë e Moskës për të financuar luftën. Moska nuk është e pamposhtur”, tha Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, në një konferencë për shtyp pas takimit të E5 në Poloni.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!