Një nga çështjet e diskutimit mes kryeministrit Edi Rama dhe shefes së diplomacisë evropiane, Kaja Kallas në Tiranë, ishte edhe zhvillimet në rajon.
Në konferencën e përbashkët për shtyp, Kallas u shpreh se duhet të normalizohen marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.
“Ne diskutuam edhe zhvillimet në rajon. I vlerësoj këshillat, komentet që më keni dhënë për situatat në Ballkanin Perëndimor. Në lidhje me Kosovën dhe Serbinë, nuk mund të ketë ecuri pa normalizimin e marrëdhënieve të dy vendeve. Më pas, do të shkoj në Bosnje dhe Hercegovinë. Jam mirënjohëse që jam këtu dhe mezi pres të vij në takimin e komnitetit politik evropian”, theksoi ajo./abcnews.al