Kaina është zyrtarisht i Vllaznisë, pasi ka nënshkruar ditën e sotme siç abcnews.al kishte shkruar më parë.
Braziliani, autor i 7 golave me Besën në Kategorinë e Parë vjet, ka zbarkuar në Shkodër dhe është vënë nën urdhrat e trajnerit Thomas Brdaric.
“KF Vllaznia bën të ditur se ditën e sotme ka firmosur kontratë me futbollistin brazilian Nunes Da Silva Amarante Kaina.
Ai luan në pozicionin e qendërsulmuesit, është 24 vjeç dhe me të është firmosur një kontratë dyvjeçare. KF Vllaznia i uron mirëseardhjen këtij futbollisti”, njofton klubi shkodran. /abcnews.al