Shumë është folur për një kalim të Kai Havertz te Chelsea, por Simon Rolfes shuan entuziazmin e tifozëve londinezë në prononcimin e dhënë për mediet gjermane. Drejtori sportiv i Bayer Leverkusen, thekson se në klub nuk ka ardhur asnjë ofertë zyrtare për talentin 21-vjeçar.
“Nuk kemi marrë oferta zyrtare për Havertz. E dimë që ka disa klube që interesohen për të, por nuk na ka ardhur asnjë ofertë zyrtare. E kemi thënë disa herë që do i kemi të gjithë lojtarët në dispozicion deri në fund të sezonit, kjo përfshin edhe Havertz“, deklaron Rolfes.
“Aspirinat” janë kualifikuar në 1/8 e Europa League dhe kundërshtari i radhës është Rangers. Dueli kundër skocezëve të Steven Gerrard do të luhet në datë 6 gusht (18:55) dhe ekipi gjerman kërkon kualifikimin në çerekfinale.
Havertz ka zhvilluar një sezon fantastik. Mesfushori ofensiv shënoi 12 gola dhe dhuroi 6 asiste në kampionat, teksa ka realizuar edhe 5 gola të tjerë në Kupën e Gjermanisë dhe Europa League. /abcnews.al