Kahn: 150 milionë për Osimhen? Do të ishte një rrezikim i madh

schedule13:32 - 10 Maj, 2023

schedule 13:32 - 10 Maj, 2023

Kohët e fundit është filluar të diskutohet për merkaton e Bayern Munich, konkretisht në repartin sulmues dhe gjermanët piketuan në fillim sulmuesin nigerian të Napolit, Victor Osimhen.

Gjatë vrojtimit të lojtarit, Bayern mësoi se De Laurentiis kërkon rreth 150-160 milionë euro për kartonin e tij.

Drejtori ekzekutiv i Bayern Munich, Oliver Kahn, komentoi këto zëra në lidhje me ardhjen e mundshme të Victor Osimhen në Bavari.

“Ta marrim për 150 milionë? Do të ishte një rrezik i madh. Kur flasim për një shifër të tillë, duhet të pyesim veten se cila është garancia që një lojtar jep në këmbim të kaq shumë parave”, është shprehur legjenda gjermane./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!