Tracy Howell dhe burri i saj Clifford, kanë një traditë interesante për të treguar dashurinë që prej se janë martuar.
Në një postim në Facebook për të shënuar përvjetorin e tyre, Tracy, një sekretare e një shkolle në Texas, ka treguar se ajo shpesh e kafshon sanduiçin e burrit të saj para se t’ia paketojë për në punë.
“Clifford dhe unë kemi qenë të martuar gati 41 vjet dhe unë e kam bërë drekën e tij që nga dita e parë. Me raste unë shkoja te vendi i tij i punës për të drekuar. Njëherë ai tha se dreka është më e shijshme kur e ndani me dikë që doni. Pas kësaj, derisa po i përgatisja sanduiçin një natë, e kafshova para se ta paketoja. Kur ai u kthye në shtëpi, tha se dikush i kishte marrë një copë sanduiç. Unë i thash se kur nuk do të mund të bashkohesha me të në drekë, do të merrja nga një copë nga sanduiçi tij. Unë vazhdoj ta bëj shpesh këtë, dhe ai ende thotë “pashë që u bashkuat me mua në drekë dhe ishte mire”, shprehet ajo.
Ndërkohë, postimi i Tracy është bërë viral, duke grumbulluar mbi 89,000 shpërndarje dhe më shumë se 24,000 pëlqime. l.k/abcnews.al