Kadyrov fyen rusët që nuk pranojnë rekrutimin në ushtri: Jeni frikacakë, qënie e dorës së dytë

schedule07:40 - 24 Shtator, 2022

schedule 07:40 - 24 Shtator, 2022

Ramzan Kadyrov, i forti i Çeçenisë, një provincë e Federatës Ruse, i ka fyer rusët që nuk pranojnë rekrutimin në ushtri, duke i quajtur ata frikacakë dhe qënie të dorës së dytë.

“Arsyet që ata parashtrojnë për të mos luftuar, se ata kundërshtojnë luftën apo udhëheqjen politike ruse, nuk janë gjë tjetër veçse justifikime”, gjykoi Kadyrov.

“Ti e di, nuk je gjë tjetër veçse një frikacak, një tradhtar, një qenie njerëzore e dorës së dytë ”, tha ai në një postim në platformën Telegram, duke iu drejtuar çdo kundërshtari.

Të mërkurën, Kremlini njoftoi një mobilizim të pjesshëm. Ky njoftim i presidentit Vladimir Putin bëri që shumë rusë të moshës ushtarake të nxitojnë drejt aeroporteve dhe pikave kufitare tokësore.

Në total, 300,000 rezervistë pritet të bëhen pjesë e ushtrisë. Kadyrov të enjten sqaroi se nuk do të ketë rekrutim në Çeçeni. Megjithatë, disa njësi të vullnetarëve çeçenë kanë shkuar tashmë në fronte, shtoi ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!