Kadri Veseli sot për herë të parë para Speciales

schedule07:41 - 10 Nëntor, 2020

schedule 07:41 - 10 Nëntor, 2020

Ish-kreut të PDK-së, Kadri Veselit këtë të martë në orën 15:00 do të paraqitet në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë.

Paraqitja e parë e Kadri Veselit do të mbahet në seancë publike.

“Gjatë paraqitjes së parë, gjykatësi i procedurës paraprake siguron që të respektohen të drejtat e të akuzuarit, ndër të cilat e drejta për përfaqësim ligjor dhe që i akuzuari të kuptojë akuzat kundër tij”, thuhet në komunikatën për media.

Ndërkohë një ditë më parë para Speciales ka folur ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi.

Ndërkaq pas Veselit ai që pritet që të dalë para trupës gjykuese të Speciales është shefi i grupit parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!