Kadri Veseli për videon e fajdeve: Dorëhiqem nëse rezulton e vërtetë

schedule21:37 - 23 Maj, 2019

schedule 21:37 - 23 Maj, 2019

Emri i kryetarit të Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli është përfolur në një video ku elementë të një grupi kriminal diskutojnë për fajde dhe shantazhe. Duke reaguar, Veseli ka mohuar çdo lidhje me personat në fjalë dhe ka paralajmëruar me dorëheqje nëse një gjë e tillë rezulton e vërtetë.

Emri i kryeparlamentarit Kadri Veseli është përmendur në një video të publikuar në media ku dyshohen se janë përfshirë në fajde, mashtrim e detyrim një grup prej së paku 8 personash.

Në një rast njëri nga këta 8 persona dëgjohet duke thënë se Kadri Veseli ka marrë 200 mijë euro. Menjëherë ka pasuar reagimi i Veselit i cili në një konferencë të jashtëzakonshme se nëse del e vërteta se edhe ai është përfshirë në këtë rast, ai do të japë dorëheqje.

Kadri Veseli, kryetar i Parlamentit të Kosovës:

Dua të deklaroj që nuk kam të bej asgjë me rast as me personat e përfshirë. Është rast klasik i mashtrimit dhe manipulimit dhe jam i bindur që organet e drejtësisë kanë qenë të njoftuara me kohë. Nëse del diçka e vërtetë për mua nga ky rast unë do të jap dorëheqje”.

Sipas tij njerëzit që shihen në video nuk i njeh ndërsa shtoi se këtu ka të bëjë me dy krime, atë të kryer dhe atë që është fshehur. Ndërkohë ka reaguar menjeherë Lëvizja Vetëvendosje sipas së cilës Veseli do të duhej të jepte dorëheqje e nëse del fajtor duhet të shkojë në burg./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!