Në Paris u zhvillua edicioni i 42 për ndarjen e çmimeve të më të mirëve tnë fusha të ndryshme. Biznesmeni i njohur shqiptar, Kadri Morinaj, president i grupit EUROSIG-INSIG në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, në prani të më të mirëve, u vlerësua me çmimin “The Best Awards”, si biznesmen i suksesshëm në ndihmë të njerëzve në nevojë dhe gjithashtu në fushën e filantropisë.
Një mbrëmjë gala. Jo si gjithë të tjerat. Në kryeqendrën e elitës botërore, sikundër është cilësuar Parisi. Aty ku si çdo vit edhe në fillim të 2019 u mbajt për të 42-in vit edicioni i më të mirëve në ndarjen e çmimeve të përvitshme të fushave të ndryshme.
Personalitete nga fusha të ndryshme, figura të njohura dhe te suksesshme nga e gjithë bota u mblodhën në natën gala të çmimeve për më të mirët. Eshtë rasti të theksojmë se një personalitet shqiptar nderohet me këtë çmim të rëndësishëm, sikundër çdo shqiptar i suksesshëm në botë. Biznesmeni i njohur shqiptar Kadri Morinajj, presidenti Grupit EUROSIG-INSIG Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, në prani të më të mirëve, u vlerësua me çmimin “The Best Awards”, si biznesmen i suksesshëm në ndihmë të njerëzve në nevojë dhe gjithashtu në fushën e filantropisë. Çmimi Z.Morinaj iu dorëzua nga kryetarja e Bashkisë së Parisit, Jeanne d’Hauteserre.
Marrjen e këtij çmimi kaq të rëndësishëm për të, biznesmeni Morinaj e konsideron një privilegj, pasi ky çmim më parë u është dhënë edhe mjaft personaliteteve me emër në botë.
Kadri Morinaj, president i grupit EUROSIG-INSIG: “Ky çmim është një vlerësim i rradhës. Ky, për mua është një privilegj shumë i veçantë, sepse e marr nga një organiatë që ka 43 vjet me këtë aktivitet. Me këtë çmim janë vlerësuar shumë personalitete botërore, siç eshte Lady Daina ,Giani Rega, Giani Anieli dhe shumë perdonalitete të tjera nga kultura, arti dhe sporti. Ky është vetëm një obligim për mua, për bizneset e mia dhe sukseset që kam arritur deri tani, me qëllim që të jem në anvangard me kohën dhe me jetën”.
Edhe ambasadori i Shqipërisë në Francë, Dritan Tola e cilësoi biznesmenin Morinaj si pioner të kapitalizmit shqiptar
Dritan Tola, ambasador i Shqipërisë në Francë: “Këtë vit çmimi iu dha nje shqiptari, Z.Kadri Morinaj, i cili është nga një anë përfaqesuesi i shquar në Shqipëri, por dhe në botë. Një nga pioneret e kapitalizmit shqiptar, një kapitalizëm me fytyrë humane pikërisht për shkak të aktiviteteve që ai ka zhvilluar dhe në fushën sociale. Mendoj se është krenari për ne dhe komunitetin shqiptar, që personazhe të tillë të nderohen me çmime. Nga ana tjetër shërben për rritjen e imazhit dhe të shqiptare në Francë”.
Pjesëmarrës në të njëjtin event, vlerësime për biznesmenin Morinaj shprehën edhe personalitete të tjera akademike dhe lektore si në fushën e edukimit dhe kërkimit shkencor edhe në fusha të tjera. Jean Sebastien Robine, President i Grupit të Lidereve të rinj Gjenevë tha se, ishte kënaqësi që ky event të zhvillohej edhe në Shqipëri.
Jean Sebastien Robine, President i Grupit të Lidereve të rinj Gjenevë: “Çmimi ‘The Best’ eshte nje çmim prestigjioz.Une jam nje biznesmen i ri dhe ndjehem i privilegjuar qe e mora kete çmim ne krah te mikut tim nga Shqipëria Kadri Morinaj”.
Fakti që u vlerësua në këtë mbrëmje gala një biznesmen shqiptar, nuk kishte si ti shpëtonte retorikës së antarit të akademisë së shkencave të Parisit , Jean Marie Ruard, në kuadër të vlerësimeve edhe një emër i njohur në fushën e letrave sikundër është shkrimtari shqiptar me famë botërore Ismail Kadare.
Jean Marie Ruard, anëtar i Akademisë së Shkencave të Parisit nuk e fheshu kënaqësinë e tij, duke thënë se
Jean Marie Ruard, anëtar i Akademisë së Shkencave në Paris: “Është një nga mbrëmjet më të veçanta në Paris, ku ka takuar edhe shkrimtarin Ismail Kadare nga Shqiperia. Kadare eshte shkrimtari me i mire ne Shqiperi. Vlerësoj Z.Morinaj për kontributin e tij të dhënë dhe figura të tilla na duhen gjithmonë”.
Për Presidentin e “Eurosig” dhe “Insig” Kadri Morinaj, kontributi i tij në fushën e biznesit nuk ndalet me fitoren e këtij çmimi, por do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Ai ka nisur që herët në fillim të viteve 90 aktivitetet e biznesit të tij që tashmë janë te suksesshme jo vetëm në Shqipëri por edhe në rajon. Morinaj numëron disa çmime të fituara si çmimin ‘Sokratës’ në Samitin Botëror të Biznesit në ‘Oxford’, vlerësimi nga familja mbretërore spanjolle për kontributin e tij në fushën e biznesit dhe angazhimin e tij për promovimin e tolerancës fetare në Shqipëri si dhe shumë çmime të tjera.Presidenti i ‘Eurosig’ dhe ‘Insig’ Kadri Morinaj shprehet se në fokus të veprimtarisë së tij do të jenë edhe ndihmesa për personat me aftësi të kufizuar./abcnews.al