Kadilli: Në PD nuk ka asnjë reflektim, kanë shkëputur lidhjen me qytetarin, vetëm duan poste kryetari

schedule13:35 - 9 Qershor, 2023

schedule 13:35 - 9 Qershor, 2023

Ish Kandidati për Kryetar i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli në një intervistë të dhënë për “Tirana Live”, ka komentuar situatën e fundit të ndodhur në këtë parti.

Kadilli në fjalën e tij është shprehur se rikthimi i Bashës në Krye të PD-së është thjesht në interes të karrierës së tij dhe nuk do të sjellë asnjë ndryshim sa i përket ringritjes së PD-së.

Ai gjithashtu ka komentuar deklaratën e Bashës se ai nuk është larguar kurrë nga PD, ku thekson se kjo është e vërteta pasi ai thjesht ka deklaruar një hap pas dhe jo largim.

Sipas Kadillit asnjë nga ato që ishin në PD gjatë kësaj kohe nuk kanë bërë asgjë dhe ky është një vetë denoncim i vetë atyre që më shumë prefereohen burokratët politike që interesohen për karrierën e tyre.

“Vërtet nuk është larguar dhe largimin e ka deklaruar se është një hap pas. Po thotë një të vërtetë në lidhje me atë. Basha ka ndjekur dhe do të ndjekë agjenden e tij, por dhe pjesa tjetër e PD-së që e kishin skenën bosh, nuk prodhuan politikë, nuk avancuan në ringritjen e partisë, nuk bënë asgjë dhe ky është një vetë denoncim i Bashës dhe i Berishës, që për të prodhuar figura. Zhvillimet e fundit shikoj si zhvillim të karrierës, nuk është problem bërja e zgjedhjeve, ka shumë nevojë që PD-ja zyrtare të reflektojë për rezultatin e zgjedhjeve, pse iku pjesa e rithemelimit, përse këto njerëz sidomos protagonistët e ngjarjes së 2 ditëve më parë ishin të duartrokitur në dhjetor dhe ishin në këtë parti, çfarë duan të arrijnë. Kur dikush nuk shpreh asgjë politike por vetëm ngroh karrigen nuk kanë asnjë dobi publike për popullin”, ka thënë ai.

Ndër të tjera ai ka theksuar se në asnjë grupim politik tashmë nuk po e dëgjon në artikulimin e tyre qytetarët që duhet të jenë dhe në fokus. Sipas Kadillit është për të ardhur keq që PD nuk po reflekton mbi realitetin e vet.

Kemi një vit e gjysmë që po analizojmë se çfarë ndodh me PD ajo që po ndodh është se kanë hequr dorë me vullnet nga reflektimi dhe janë shkëputur nga qytetarët por vetem xhirojnë mbi dy rrota janë parti që me 8 janar u përplasën por për çfarë, se për interes publik nuk po artikulojnë asgjë. Kjo forcë ka refuzuar që të reflektojë realitetin e vet që më 2013, një parti që refuzon të lexojnë mesazhin e popullit mbetet i refuzuar, pasi nuk e kuptojnë se kanë humbur kontaktin me qytetarët me ndërkombëtarët. Kjo parti ka nevojë për një projekt politik, dhe që e lidh më shumë me qytetarët. Dëgjoj artikulime nga kolegët se vota e lirë e nxjerr PD nga gjendja nuk ka një gjë të tillë”, ka thënë Kadilli./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!