Kadija: Politika fiskale nuk e zgjidh problemin, në Shqipëri mungon siguria e të bërit biznes

schedule22:19 - 1 Korrik, 2020

schedule 22:19 - 1 Korrik, 2020

Eksperti i ekonomisë dhe politikës Besart Kadia i ftuar këtë të mërkurë në studion e “Byro Politike”, me Juli Xhokaxhi ka theksuar se politika fiskale nuk duhet të jetë shqetësim për ekonominë shqiptare.

Kadija ka theksuar se e rëndësishme për modelin e ekonomisë shqiptare duhet të jetë reformimi i shtetit shqiptar, për të qenë konkurrues dhe ofrues shërbimesh për të qenë një shtet perëndimor.

Në bisedën e tij në studio, eksperti ndër të tjera ka theksuar se në vendin tonë modeli ekonomik do të ishte risi, vetëm në momentin që do të kishim funksionim të institucioneve administrative shtetërore dhe organeve të drejtësisë.

“Modeli i ekonomisë shqiptare ka të bëjë me reformimin e shtetit shqiptar, për të qenë konkurrues dhe ofrues shërbimesh për të qenë një shtet perëndimor. Kryesisht janë kontabilist këto që flasin vetëm për shifra, por vendi jua garantoj se dhe me taksë 9 % të sheshtë nuk do të ketë një zhvillim. Modeli ekonomik do të thotë se nëse shteti është funksional mund të përshtatësh resurset shtetërore, në mënyrën kur administrata është e pa korruptuar, gjykatat janë funksionuese, nëse kemi institucionet akademike të përshtatshme për një ekonomi globale, ne mund të flasim pastaj politikën fiskale që do të bëjë diferencë në sjelljen e shoqërisë”, është shprehur eksperti.

Gjithashtu Kadia ka theksuar se një tjetër problem në vendin tonë është mungesa e sigurisë juridike dhe e të bërit biznes.

Sipas tij edhe për 10 vitet e ardhshme ekonomia e Shqipërisë do të vijojë të jetë e njëjta dhe investitorët e huaj nuk do të bëjnë biznes për sa kohë nuk kemi politika të mirëfillta mbrojtëse për sigurinë e të bërit biznes.

“Por ne e dimë se si me 9 % dhe me 15 %, që do të marrë tenderin do të paguajë taksën për korrupsion,  për të nuk ka rëndësi taksa. Ne kemi shumë kosto reale të fshehura në Shqipëri. Siguria juridike bën investim, por shteti mban anë nëse korruptohet në kurrizin tënd, siguria e të bërit biznes nuk ekziston ndaj ne s’kemi si flasim për momentin për politikën fiskale, e cila nuk e zgjidh këtë problem. Shumë kërkojnë që të largohen nga vendi dhe të bëjnë shumë të ikin dhe të investojnë jashtë, pasi kanë frikë se vjen një moment që shteti jua merr. Sipas statistikave deri më tani ekonomia jonë nuk ka asnjë garanci për të ardhmen, dhe për dhjetë vite kushdo qoftë në pushtet ne do të vijojmë të jemi të njëjtë. Në Shqipëri investimet do të vijnë, pasi të kemi një model stabël politikash,  që duket se është i vështirë për ne”, ka thënë Kadija./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!