Kadastra e Vlorës prej dy vitesh është kthyer në vëmendje të opinionit publik për shkak të ndryshimit të drejtuesve.
Duket se një gjë e tillë ka sjellë dhe vonesat në dhënien e dokumenteve për qytetarët.
Qytetarët janë të revoltuar pasi prej muajsh akoma nuk kanë marrë një përgjigje nga drejtuesit e institucionit.
“Kam tre vite që kërkoj certifikatën e shtëpisë, Tragjas Vlorë dhe anasjelltas, dhe nuk ma japin. 10 mijë lekë më kushton vetëm rruga, nuk ma japin. I kam bërë të gjithë dokumentet dhe kam paguar dhe taksën. Para një jave më thanë se është vetëm për firmë drejtori, sot s’ka përgjigje”, është shprehur një banor.
Ndërkohë një tjetër banor shprehet se nuk ju ka ngelur gjë më vetëm lëkura e trupit.
“Pse na sjellin vërdallë, çfarë duan lëkurë apo para, lëkura jonë na ka ngelur. Kam 6 muaj me këtë punë vetëm për të marrë një dokument të vogël”, ka thënë qytetari Mynyr Aliaj.
Ndërkohë kujtojmë se 14 drejtorë janë ndërruar në dy vjet që nga 2019 më këtë Kadastër, Troci ka ndenjur ne detyre gati 9 muaj i cili është zëvendësuar nga Reinard Meta./abcnews.al